Ish-kryeministri , Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Vorë ku edhe u bë prezantimi i kandidatit të dalë në koalicioni “Shtëpia e Lirisë” , Lulzim Vrana, tha se 6 marsi duhet të shënojë ndryshimin e madh që i duhet vendit.

Berisha gjithashtu tha se qeveria Rama ka braktisur Vorën duke e lënë atë të falimentojë.

“Sot ju them se do të jeni ju anëtarët me votën e lirë që do të caktoni se cilin do të mbështesni në këto zgjedhje.  Ne sot po rikthejmë votën e lirë, energjinë që jep liria. I bëj thirrje çdo demokrati çdo votë për Lulzim Vranën dhe asnjë votë për ata që kanë frikë nga vota e juaj. Kujtoj se PS në bashkinë e Vorës ka krijuar një katastrofë të vërtetë, kjo bashki sot është e falimentuar, dhe kjo vetëm sepse qeverisin ata që nuk ua ndjen zemra dhe shpirti për ju, por mendojnë si të pasurohen vetë. 6 marsi është një ditë e madhe jo vetëm për ju dhe Vorën, por për të gjithë Shqipërinë.

Sot pas 8 vitesh, në vend që varfëria të shkonte në ulje progresive, në vend që familjet që këtu në Vorë të ndihmoheshin nga bashkia ashtu si më parë, në vend që fermerët e kësaj zone me fermat e tyre të kishin shtuar edhe tregun e madh të kryeqytetit, të kishin përparuar dhe pasuruar, në vend që rrogat dhe pensionet të ishin rritur, të gjitha këto kanë ecur në drejtim të kundërt. Investimet këtu në bashkinë e Vorës janë pakësuar, nuk ka pasur investime në infrastrukturë, në rrugë në kanalizime dhe për fermerët.”, tha më tej Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb