Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si gënjeshtar.

Në një status në “Facebook”, Vasili ka komentuar edhe vizitën e Ramës në Londër, teksa shprehet se  edhe atje gënjeu kur tha se nuk kanë gjobitur asnjë media.

“Gjobitjet, presionet, shantazhet i mediave e deri dhe intimidimi e dhunimi personal i gazetareve është tashmë një fakt i njohur botërisht”, shprehet më tej Vasili.

STATUSI:

Genjeshtari ambulant Edi Rama!

Kur Edi Rama leviz neper bote do te thote qe virusi i genjeshtres perhapet gjithandej.

Perveç nje genjeshtari te rendomte dhe cipeplasur Rama nuk interpreton dot absolutisht asnje rol tjeter.

Pervec genjeshtres vulgare Edi Rama nuk artikulon dot asgje tjeter.

Ne Angli tash se fundi kur virusi Edi Rama u shfaq atje genjeu dhe tha se :” asnjehere nuk kemi gjobitur media”.

Gjobitjet, presionet, shantazhet i mediave e deri dhe intimidimi e dhunimi personal i gazetareve eshte tashme nje fakt i njohur boterisht.

Gjobitjet e News 24, te Ora News sjellja brutale ndaj gazetares Ambrozia Meta apo gazetarit Klevin Muka jane vetem nje pjese e vogel akteve agresive pafund te Edi Rames.

Nje fakt i cili perben shqetesim madhor, qe paraqitet gjeresisht edhe ne Raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit per te Drejtat e Njeriut.

Por virusi genjeshtar Edi Rama mendon thjesht vetem per pak minuta, pra te genjeje si te mundë dhe ku te munde e pastaj terbohet, dihat, i merret fryma dhe shkumezon, kur i tregojne me gisht genjeshtrat e tij te trasha.

Mjerim i madh qe Shqiperia ka nje kryeminister te tille mizerabël, absolutisht kryeministri me ordiner dhe vulgar i gjithe historise se Shqiperise.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb