BEOGRAD- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka deklaruar sot se për Beogradin e vlefshme është vetëm Marrëveshja e nënshkruar më 25 gusht në Bruksel, për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. Ai ka shtuar se proceset e inskenuara politike e juridike në Kosovë dhe arsyetimet imagjinare nuk ndikojnë në detyrimin e Prishtinës që të zbatohet marrëveshja, njofton Tanjug, transmeton K.net.

“Për ne e vlefshme është vetëm Marrëveshja e nënshkruar më 25 gusht. Proceset e inskenuara politike e juridike në krahinë (kështu i thotë ai Kosovës) dhe arsyetimet imagjinare nuk ndikojnë në detyrimet që Prishtina të zbatojë marrëveshjen”, ka thënë Gjuriç.

Marrëveshja e 25 gushtit, e nënshkruar nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç, parash krijimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: