Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj deklaroi se shpejtësia e themelimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, duhet të shkojë paralelisht me anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

I pranishëm në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme, Diasporës dhe Investimeve Strategjike Hoxhaj tha se këtë qëndrim e ka pasur që nga viti 2015, kohë kur drejtonte edhe ministrinë e Jashtme.

“Sa i takon OKB-së dhe Asociacionit qëndrimi im jo vetëm tash në 2018 por edhe në 2015 ka qenë që ne do duhej një model marrëveshje të Asociacionit ta integronim më një pako të madhe të një marrëveshje kornizë e cila do të i normalizonte raportet Kosovë-Serbi. Këtë qëndrim e kam pas në 2015, 2016, 2017 sa kam qenë ministër i jashtëm dhe këtë qëndrim kam bërë përpjekje ta shtyjë çdo herë. Mendoj që shpejtësia e themelimit të Asociacionit duhet të shkojë paralelisht me shpejtësinë e Kosovës në anëtarësimin në OKB. Këtë qëndrim e kam nda me të gjithë krerët e vendit publikisht. Themelimi defakto i Asociacionit duhet te shkojë paralelisht me avancimin e statusit ndërkombëtarë të Kosovës në OKB. Është kartë kushtëzimi që e kemi”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: