Ish-kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar aktet e dhunës më 8 janar si aspak të dhimbshme.

Ai tha në emisionin “Opinion” se demokratët reaguan në atë formë për tre motive, njëra prej të cilave kishte të bënte se kryedemokrati Lulzim Basha ishte i rrethuar nga gardistë dhe persona të armatosur.

“Aspak e dhimbshme. Ishte e dhimbshme të shihje një deputet të rrethuar nga vrasës, trafikantë. 8 janari, dëshminë më të shëmtuar kishte një deputet të rrethuar nga garda dhe trafikantë. Kjo ishte shprehja më e shëmtuar e lidhjes së politikës me krimin. Kjo s’mund të ndodhte. Këtë bëri Edi Rama. Selia është shtëpia e demokratëve.

Ai demokrati aty po vendoste flamurin në shtëpinë e tij, do të hiqte blindat nga selia. (I referohet personit që u ngjit në ballkonin e selisë së PD) Ai është një hero, hero i vërtetë. Kishte tre qëllime, shumë thjesht, protestat e dhimbshme i ke në çdo vend të lirë. Kjo ishte shtëpia e tyre, ata po shkon atje. Kishin tre motive. E para një njeri që mban detyrën jashtë çdo funksioni, selia e tyre ishte pushtuar nga njerëz të armatosur.

E treta shtëpia e tyre ishte blinduar. Këta njerëz morën plumba gome në ballë, u përgjakën, e nuk gërvishtën asnjë njeri të vetëm. Kisha shpallur revolucion paqësor. Nuk më impresionojnë mua ato që krahasojnë derën me plumbin e gomës në ballin e një njeriu”, u shpreh Berisha.

Pyetjes se sa e avantazhon Bashën logoja e PD në zgjedhjet e 6 marsit, Berisha iu përgjigj:
“Me datën 25 prill pas një fushate tre mujore Lulzim Bravën e votuan 90% për Bashën. Ju garantoj që votat që votojnë Bashën janë dhjetëra herë më të pakta për votat që shkojnë për opozitën e vërtetë. Më 25 prill humbën prej një njeriu, që 81% të votuesve të PD nuk e mbështesnin.

Në primaret e PD nuk përjashtohet asnjeri, cilido qoftë me vetëkandidim është i mirëpritur. Nëse anëtarësia e mbështet ai është i mirëpritur. Ne logon e kemi ndryshuar, ndërsa ai që merr logon e Bashës e ka humbjen e sigurt 100%”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: