Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një interviste televizive është shprehur se bashkimi Kosovë-Shqipëri mbetet një aspiratë e tij, ka reaguar Ministria  e Jashtme Ruse.

Reagimi është bërë nga zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova e cila e ka quajtur të papranueshme këtë deklaratë.

“Ne e konsiderojmë deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë E. Rama mbi bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës absolutisht të papranueshme. Promovimi i planeve për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” bie ndesh me dispozitat e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe minon stabilitetin në rajon. Është veçanërisht e çuditshme të dëgjosh se shkelja e dokumentit themelor për zgjidhjen e Kosovës deklarohet si qëllimi kryesor i karrierës politike të udhëheqësit të njërit prej vendeve të rajonit të Ballkanit”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se kryeministri Rama u pyet në “Zonë e Lirë” se nëse synimi i tij është të jetë president i Shqipërisë dhe Kosovës, për të cilën u përgjigj: “Nuk është në planet e mia. Bashkimi Kosovës me Shqipërinë po. Kjo nuk është projekt personal, kjo është aspiratë. Ambicia ime është të kem një jetë të tretë, që të mos ketë lidhje me politikën e përditshme”.

Rusian

Kujtojmë që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ndodhet në një vizitë zyrtare në Beograd.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb