Një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit kolumbian dhe një yll në Serie A të viteve ’90 me fanelën e Parmës, Faustino Asprija, sulmon hapur Zinedin Zidan, për trajtimin që i bën bashkëkombasit të rij, Hames Rodrigez.

“Hames nuk është i papërgjegjshëm, stërvitet çdo ditë si gjithë të tjerët. Trajnerët thonë gjithnjë të njëjtën gjë, që lojtarët i trajtojnë njësoj dhe kërkojnë të motivojnë zëvendësuesit. Por janë vetëm 3-4 lojtarë ata që futen si zëvendësues. Mos më thoni që një kryegolashënues i Kupës së Boës meriton të qëndrojë pas Marianos apo se nuk ka zgjidhje të tjera për këtë situatë. Duhet respekt dhe kaq. Hames është i durueshëm, por unë do ta kisha ftuar Zidanin të hante m…”, raporton gazeta spanjolle “Marca”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb