KAJRO- Rimarrja e kontrollit të Palmirës përbën një sukses të strategjisë së ushtrisë siriane në luftën kundër terrorizmit, deklaroi sot presidenti sirian, Bashar al-Assad, sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve, SANA.

Al Assad i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë kërkuar vazhdimisht largimin e tij nga pushteti kur thotë se marrja e Palmirës nga trupat e tij tregon qartë “mungesën e seriozitetit të aleancës kundër ISIS-it, të drejtuar nga Uashingtoni”.

“Aleanca nën drejtimin amerikan ka arritur vetëm disa rezultate të parëndësishme”, thotë Assad.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: