Kremlini thotë se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, mbrëmë vonë ndodhej në Moskë për takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, këtë zhvillim e ka përshkruar si “vizitë punue”, duke thënë se ai ka arritur në Moskë në mbrëmje dhe se të dy zyrtarët e lartë kanë diskutuar për fushatën e përbashkët ushtarake kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Ai theksoi se në fokus të bisedimeve ishte lufta kundër “grupeve terroriste” dhe vazhdimi i operacionit të ushtrisë ruse në Siri, përfshirë sulmet ajrore.

Peskov tha se Assadi e informoi Putinin për planet e trupave qeveritare të Sirisë.

Kjo ishte vizita e parë jashtë shtetit e bërë nga Assad që kur lufta civile shpërtheu në Siri në vitin 2011, raporton televizioni shtetëror sirian.
Në një transkript të komenteve nga dy udhëheqësve, të dhënë nga Kremlini, Putin falënderoi Assad për ardhjen pavarësisht “situatës dramatike” në shtëpinë e tij.
Ai tha se Rusia ishte “duke ofruar asistencë efektive” popullit sirian që kishin qenë “pothuajse i vetëm … duke rezistuar, e luftuar kundër terrorizmit ndërkombëtar për disa vite”.

“Ata kanë pësuar humbje të rënda, por kohët e fundit kanë arritur rezultate të mëdha në këtë luftë,” tha ai.
Nga ana e tij, zoti Assad falenderoi Rusinë për “këmbëngruljen për unitetin e Sirisë dhe pavarësisë së saj”, duke thënë se rebelët do të kishin marrë më shumë territor në qoftë se Moska nuk do kishte ndërhyrë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: