Lazio “thyen” 1-2 Cagliarin, del me 3 pikë nga kjo transfertë dhe rikthehet në zonë Champions. Me Hysaj titullar, ekipi kryeqytetas ishte superior në çdo aspekt, krijuan 11 raste, goditën 6 herë kuadratin, iu anulua dhe një gol në minutën e 16-të për prekje të topit me dorë.

Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 41-të, Hysaj futi një kros perfekt në zonë, aty ky Zaccagni u tregua i saktë duke dërguar topin në rrjetë. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 56-të, në shtyllën e dytë, Piccoli fitoi duelin në zonë me Hysajn dhe me kokë barazoi shifrat në 1-1.

Për fat të keq, Hysaj doli nga fusha pak minuta më vonë si pasojë e një shqetësimi muskulor. Lazio nuk e uli ritmin dhe në minutën e 64-të Castellanos realizoi sërish për Lazio-n, një gol që në fund rezultoi një trepikësh pasi rezultati mbeti i pandryshuar.

Me 42 pikë në 23 javë, Lazio parakalon Juven dhe renditet në vendin e 4-ët në Serie A. Për sa kohë ishte në fushë, Hysaj u vlerësua nga mediat italiane me notën 6:

Hysaj Nota
Hysaj Nota

“I zoti duke dhuruar një assist për Zaccagni-n për golin e avantazhit, por kalohet nga Piccoli, me Cagliarin që barazoi shifrat. Del nga fusha si pasojë një dëmtimi muskulor”, shkruan TuttomercatoWeb.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: