Një grua shtatzënë e parë në imazhet e përhapura gjerësisht pas bombardimeve ruse në spitalin ukrainas ka vdekur bashkë me foshnjën e saj, raporton Associated Press.

Gruaja po i shpëtonte bombardimit të maternitetit ku do të lindte në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Imazhet e gruas që po dërgohej me urgjencë në një ambulancë me barelë kishin qarkulluar në mbarë botën ndërsa shpëtimtarët e futën me shpejtësi nëpër rrënoja.

Gruaja u dërgua me urgjencë në një spital tjetër ku mjekët u përpoqën për ta mbajtur atë në jetë. Mjekët e sollën fëmijën me prerje cezariane, por ajo nuk tregoi “asnjë shenjë jete”, tha kirurgu.

“Më shumë se 30 minuta ringjallje e nënës nuk dhanë rezultate,” tha Marin të shtunën. “Të dy vdiqën.”

Në kaosin pas sulmit ajror të së mërkurës, mjekët nuk patën kohë të merrnin emrin e gruas përpara se burri dhe babai i saj të vinin për të marrë trupin e saj, raporton AP.

Imazhet e gruas që u dërgua me urgjencë në një ambulancë me barelë kishin bërë xhiron e botës, duke pasqyruar tmerrin e një sulmi ndaj njerëzve të pafajshëm.

https://youtu.be/LX_58eiLDLk

Të akuzuar për krime lufte, zyrtarët rusë pretenduan se materniteti ishte marrë nga ekstremistët ukrainas për t’u përdorur si bazë dhe se asnjë pacient apo mjek nuk kishte mbetur brenda. Ambasadori i Rusisë në OKB dhe Ambasada Ruse në Londër i quajti imazhet “lajme të rreme”.

Gazetarët e Associated Press, të cilët kanë raportuar nga brenda Mariupolit të bllokuar që nga fillimi i luftës, dokumentuan sulmin dhe panë viktimat dhe dëmet. Ata xhiruan video dhe foto të disa nënave të gjakosura, shtatzëna që iknin nga materniteti i shkatërruar, mjekë që bërtisnin, fëmijë që qanin.

Ekipi i AP më pas gjurmoi viktimat të premten dhe të shtunën në spitalin ku ishin transferuar, në periferi të Mariupolit.

Në një qytet që ka më shumë se një javë pa furnizime ushqimore, ujë, energji apo ngrohje, energjia elektrike nga gjeneratorët e emergjencës është e rezervuar për dhomat e operacionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb