Asteroidi 2003 SD220 do të kalojë pranë Tokës, pikërisht në mbrëmjen e Krishtlindjes, mes 24 dhe 25 dhjetorit. NASA bën të ditur se “Asteroidi i Krishtlindjes” do të kalojë 11 milionë kilometra larg tokës.

Specialistët e NASA-a kanë publikuar foto të asteroidit në lëvizje, ndërsa thonë me shaka se “Përveç babagjyshit, tokës po i afrohet edhe një tjetër objekt.”

NASA e ka fotografuar asteroidin përmes antenës Deep Space Netëork në Kaliforni. Imazhet e shkëputura nga radari tregojnë se asteroidi mund të jetë i gjatë rreth 1100 metra.

Por NASA siguron se kalimi i asteroidit 2003 SD220 nuk paraqet asnjë rrezik.
Ky asteroid ka njohje të vjetër me tokën, pasi tre vjet më parë e “përshëndeti” planetin tonë nga një distancë prej 28 milionë kilometrash, ndërsa në vitin 2008 kishte kaluar 2.8 milionë kilometra larg tokës. Ky asteroid pritet ti afrohet sërish tokës në vitin 2070, kur do të kalojë 2.7 milionë kilometra larg planetit.

Këto Krishtlindje do të shoqërohen edhe nga hëna e plotë, e cila nuk ishte shfaqur e tillë në ditën e lindjes së Krishtit, që prej vitit 1977.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: