TIRANE

Kryetari i PD-së Lulzim Basha pas mbledhjes së Kryesisë së PD, i është bashkuar protestës së banorëve të Astirit. Në ditën e 127-të të protestës, Basha u ndal te afera e projektit të  “Unazës së Madhe”. Basha tha se pas projektit fshihet mafia.

“Mirëmbrëma, vëllezër dhe motra, qytetarë dhe përfaqësues të qendresës më shembullore që Tirana ka parë prej kohësh. Kemi hyrë në muajin e 5-të të kësaj proteste të përditshme dhe përnatshme dhe për këtë meritoni respektin tonë.

Shpesh kam qenë këtu dhe kam dhënë mesazhet e mia, për atë që nxorrën në pah korrupsionit. Rrënjët e Ramës janë në krimin e organizuar dhe të korrupsionit. Shtëpitë e tyre do ishin rrafshuar po të mos ishte për vendimin që ata morën, të mos ulnin kokën, për pronën e tyre dhe dinjitetin e tyre. Çdo protestë është një vendim, për 127 ditë dhe net këta banorë kanë vendosur të mos i dorëzohen krimit dhe Ramës.

Këtu vendimet, siç e dinë gjithë Shqipëria dhe bota e mori mafia. Me një vlerë rekord edhe për Japoninë. Çdo tender u fitua në limitet e fondit. Ishte një falsifikim i përmasave madhore.

Këtu vendimet i mori mafia, Damian Gjiknuri dhe ata të lidhur me të. Shoqëroi edhe nëna shtatzënë. Lleshaj, kjo vegël e krimit të organizuar dhe Ramës, dhunoi qytetarët, por nuk i theu dot. Rama përfaqëson llumin e kësaj shoqërie që ka ardhur koha ta pastrojmë. Koha e hajduteve merr fund së bashku me Edi Ramën.

Vendimet mendoi se mund t’i merrte siç i ka marrë këto 6 vite, me taksa e fatura të larta, duke nxjerrë familje nga ndihma ekonomike, duke mbyllur biznese, duke nxjerrë kundër ligjit, mijëra njerëz nga administrata publike… deri sa u kap me presh në duar, këtu tek Unaza e Re, tek Teatri, nga Zëri i Amerikës, dhe tani verdikti është i qartë, Rama nuk merr dot asnjë vendim tjetër të paligjshme për shqiptarët.

Je ilegjitim, ndaj sot nga unaza kam një mesazh për çdo qytetarë: ka ardhur koha që vendimet t’i merrni ju!

Djegia e mandateve është vendimi më i ligjshme, demokratik dhe patriotik. Me këtë vendim dolëm në krah të popullit. Për të kthyer vendimmarrjen tek populli, ky është vendimi që kemi marrë, unë si kryetarë i PD dhe aleatët tanë, për të mos qëndruar në krah të kriminelëve por në krahë të popullit.

Kuptimi tjetër i këtij vendimi është që tashmë kemi hapur rrugën që çdo vendimmarrje tjetër, të kthehen tek populli, populli duhet të vendosë.

Për t’i hapur rrugë zgjidhjes që ne kemi propozuar, është vendimi i vetëm që i hap rrugë kësaj zgjidhjeje”, tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb