Detajet e para zyrtare teknike për Aston Martin Rapide E ,  automjeti i parë 100% standard elektrik i zhvilluar nga Gaydon dhe që pritet në treg deri në fund të 2019 me një prodhim të kufizuar prej vetëm 155 njësive.

Rapide E i ri,  i ndërtuar rreth një arkitekture elektrike prej 800 V, do të jetë në gjendje të udhëtojë rreth 320 km me një rimbushje (të dhëna të matura sipas standardit të ri WLTP) falë një baterie joni litiumi prej 65 kWh, 5600 qeliza cilindrike 18650.

Makina mund të rimbushet në stacionet me fuqi 50 kW madje, falë sistemit elektrik në 800 V, edhe në ato prej 100 kW ose më të larta.

Shpejtësia maksimale e Rapide E është 250 km / h dhe përshpejtimet janë në rendin e 4 sekondave në 0-100, ndërsa për të shkuar nga 80 në 110 km /h , 1.5 sekonda janë të mjaftueshme.

Kënaqësia e ngarjes do të jetë e krahasueshme me atë të ofruar nga Rapide S.  E fundit por jo më pak e rendesishme, te reja edhe në nivelin aerodinamik,  me vëmendje të veçantë ftohjes së komponentëve elektrikë.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb