BRITANI – Kompania britanike Aston Martin, e njohur për prodhimin e makinave sportive luksoze, prezantoi makinën e fundit sportive që mban një motor 7,0-litra V12. Makina, e krijuar e gjitha me karbon quhet Aston Martin Vulcan.
Vulcan është një super-makinë sportive vetëm për pistë garash me një motor benzine 7,0-litra V12 me 800 k/fuqi, shasi prej fibre karboni, diferencial me rrëshqitje të kufizuar, bosht helike prej fibre karboni, frena Brembo me disk qeramike me diametër 380 mm në pjesën e përparme dhe 360 mm në pjesën e pasme. Aston Martin do të prodhojë vetëm 24 makina të tilla.
Super-makina Aston Martin Vulcan do të kushtojë gati 2 milionë dollarë. Kompania do ta prezantojë atë në shfaqjen e 85-të Ndërkombëtare të Motorëve në Gjenevë, më 3 mars.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: