Nicolo Zaniolo po luan sezonin e parë në Premier League me Aston Villan. Ish-mesfushori i Romës apo edhe Galatasaray, në një intervistë të dhënë ka bërë krahasimin mes kampionateve në të cilat ka luajtur.

“Ishte një verë pak e çuditshme për mua, sepse fillimisht te Galatasaray më lajmëruan se isha pjesë e projektit dhe se do të luaja në Champions League. Por, më pas ishte Monchi që më telefonoi dhe më foli për mundësinë e kalimit te Aston Villa. Nuk e mendova dy herë sepse e konsideroj si një mundësi të madhe të luajturit në Premier League.

Edhe te Galatasaray e kuptuan që Aston Villa ishte një shans për mua dhe kështu u transferova në Angli. Këtu mund të them me siguri se infrastruktura është më e zhvilluar se në Itali dhe është një tjetër futboll.

Në Itali ka më shumë taktikë, studim të kundërshtarit ndërsa në Angli luhet një futboll më dinamik. Për karakteristikat e mia mendoj se futbolli anglez më përshtatet më shumë se ai italian. Sapo mbërrita këtu e kuptova menjëherë rëndësinë dhe historinë e një klubi si Premier League dhe ula kokën për të punuar” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb