Kur kanë kaluar 3 muaj kur trupi i Davide Astori u gjet pa jetë në hotel, në Udine, shpresa e madhe të gjetur shkaqet e një vdekjeje absurde të lojtarit 31-vjeçar nuk ka “vdekur” ende. Mjekët ligjorë, të cilët kryen autopsinë, kanë folur për “bradyarrhythmia”, ose ngadalësimin e punës së zemrës deri në ndalesë të plotë.

Supozime, që sot janë ndryshuar tërësisht. Siç është raportuar nga “Corriere della Sera”, në fakt, profesorët Carlo Moreschi dhe Gaetano Thiene kanë ngritur mendimin e tyre për rastin në fjalë dhe rezultatet që pasuan janë të kundërta: takiaritmi, që çon në përshpejtimin e papritur të rrahjeve të zemrës, deri në momentin fatal.

Prandaj, Astori nuk mund të ketë vdekur në gjumë, siç mendohej fillimisht. Në këtë rast, ai mund të kishte shpëtuar, nëse do të kishte një shok tjetër në dhomë me të, i cili mund ta kishte thirrur ndihmën mjekësore në kohën e duhur.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: