TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot me 7 vota pro dhënien e mandatit të deputetit për Qarkun e Beratit për Astrit Veliajn, pas largimit të Eduard Halimit.

Astrit Veliaj renditej i dyti në listën e PD-së për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Më herët, dy zonjat në listën e PD, të cilave u takonte në radhë në bazë të parimit për kuotat gjinore, dhanë dorëheqjen me një letër dërguar institucionit.

Mësohet se Astrit Veliaj ka paraqitur gjithë dokumentacionin dhe formularin e dekriminalizimit në KQZ.

“KQZ i dha mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”, njoftoi KQZ.

RENDI I DITES NE MBLEDHJEN E KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 19.02.2018, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimeve:

1. Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

2. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zg jidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

3. Për miratimin e Raportit Vjetor të KQZ-së për vitin 2017, që do t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë.

4. Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore të KQZ-së për vitin 2018.​

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb