Pavarësisht tensioneve të rënda midis Rusisë dhe Perëndimit, një astronaut amerikan është larguar nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) në bordin e një anijeje ruse.

Mark Vande Hei dhe kozmonautët Anton Shkaplerov dhe Pyotr Dubrov ikën sot nga ISS me anë të një kapsulë hapësinore ruse ”Soyuz”, treguan imazhe të drejtpërdrejta nga agjencia hapësinore amerikane NASA.

Tre astronautët pritet të ulen në Kazakistan.

Spekulimet se Vande Hei mund të mos fluturojë përsëri në Tokë me anijen ruse ”Soyuz”, nën dritën e luftës së Rusisë në Ukrainë, u mohuan me forcë nga të dyja palët.

Shkaplerov ia dorëzoi komandën e ISS astronautit amerikan Thomas Marshburn përpara nisjes.

”Edhe nëse do të kishte probleme në Tokë, ISS mbetet një simbol i bashkëpunimit”, tha Shkaplerov në një fjalim të shkurtër drejtuar ekuipazhit të mbledhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb