Trupat ruse janë akuzuar për krime të përhapura kundër civilëve gjatë pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë torturat, përdhunime si edhe ekzekutimin e tyre.

Ndërkohë trupat ruse kanë zgjedhur mënyra të ndryshme në luftën në Ukrainë, një mjek ka treguar për The Mirror se forcat ruse vendosin eksploziv tek lodrat e fëmijë në përpjekje për të vrarë civilë.

“Kjo është e tmerrshme, e neveritshme, barbare”, është shprehur ai.

Kirurgu Oleksandr Yatsyna, aktualisht po kujdeset për të plagosurit në Kiev, ndërsa shprehet se kjo është taktikë për të vrarë civilët dhe për të thyer rezistencën e popullit të Ukrainës.

“Ne patëm lëndime katastrofike nga bombat, fillimisht të shtënat me armë, pastaj minat e shpërndara gjatë rrugëve, por tani më e keqja është se forcat ruse po mbushin lodrat e fëmijëve me eksploziv. Ata kanë në shënjestër familjet, nuk ka asnjë dyshim për këtë, rusët janë të vendosur të vrasin civilët dhe fëmijët tanë”, ka thënë ai.

9

Ndër të tjera është shprehur se barbarizmat ruse dhe historitë e tmerrshme për viktimat do ta ndjekin atë përgjithmonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: