Një 24-vjeçare indiane e cila një javë më parë akuzoi një deputet për ngacmim seksual është vetëdjegur.

E reja ka spërkatur veten me benzinë dhe është djegur. Ajo është dërguar në spital me djegie të shumta të trupit, e për rrjedhojë nuk mundi të mbijetonte.

Raportohet se 24-vjeçarja kishte akuzuar për ngacmim seksual deputetin Atul Rail nga radhët e Partisë Rajonale Bahujan Samaj.

Ky i fundit i ka mohuar akuzat e ngritura, megjithatë është arrestuar nga policia.

“Ne kemi arritur në destinacionin ku ata kërkonin. I kanë bërë këto përpjekje gjatë një viti e gjysmë për të na shtyrë në këtë pikë. Zyrtarët na kanë detyruar të vdesim. Të gjithë ta dëgjojnë këtë”, ka thënë viktima pak para se të ndërmerrte hapin ekstrem.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb