Presidenti i Serbisë Aleksandër  Vuçiç, ka reaguar në lidhje me pamundësimin e vizitës së Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Pas një takimi të zhvilluar me ambasadorin rus në Serbi Alexander Bocan-Kharchenko, Vuciiç ka zbuluar se vendi i tij është përballur me presione për të mos lejuar udhëtimin e Lavrovit në Beograd.

“Ka kohë që nuk kam parë një histeri të tillë dhe sulme të organizuara ndaj një vendi të vogël si Serbia. Nuk mund ta kuptoni se sa herë i është kërkuar Serbisë të anulojë mikpritjen e kreut të diplomacisë ruse”, tha presidenti serb.

Ai është shprehur se nuk ishte çudi dhe surprizë për të që në fund Lavrovi nuk mundi të shkonte në Beograd.

“Disa nga vendet anëtare të Bashkimit Europian lejohen të shkojnë të flasin me Putinin, komandantin suprem të Federatës Ruse ndërsa Serbia nuk mund të flasë. Nuk është fjala për fluturim apo mos fluturim”, ka theksuar Vuçiç.

Vuçiç theksoi se duhet të shprehë mospajtimin e tij me ndalimin e përpjekjes për të biseduar, si dhe pakënaqësinë me atmosferën e përgjithshme në Evropë dhe botë.

“Refuzimi ynë për të mos qenë gjithmonë pjesë e paketës i shkakton dikujt dhimbje koke. Kjo histeri që mund të shihnit në 24 orët e mëparshme tregoi se çfarë duan. Ata e shohin që rusët nuk mund të bëjnë asgjë, ndaj mendojnë se kanë të drejtë të na godasin sepse nuk mund ta mundin Rusinë”, ka theksuar Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: