PRISHTINE- Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pas publikimit të Strategjisë për Zgjerim të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa nuk ka kursyer kritikat.

Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Haziri theksoi të gjithë miqtë e Kosovës, po rekomandojnë për përmbushjen e obligimeve për Specialen e Demarkacionin.

Postimi i plotë:
Sot kur BE lansoi strategjinë për Ballkanin Perëndimor dhe integrimet europiane, Brukseli, Ëashingtoni dhe miqtë tanë n’krejt dynjanë, po na rekomandojnë vazhdimisht për përmbushjen e obligimeve për Specialen e demarkacionin.
Krejt kjo për me iu mundësue qytetarëve lëvizjen e lirë pa viza dhe fuqizimin e shtetit tonë. LDK, qe 28 vjet asht në lidhje speciale me Amerikën e shtetet mike të Europës dhe në koordinim me ta, sot e kemi shtetin tonë, të cilin duhet ta fuqizojmë sa më shumë.
Koha për veprime urgjente të liderëve politikë e institucional të Kosovës për integrime euroatlantike dhe në miqësi speciale me Amerikën.
E, ata që mendojnë ndryshe, s’janë prej nesh. Shumë shpejtë ka me u dëshmue sa gabim kanë qenë dhe çfarë dami i kanë shkaktue vendit! Dera e Kosoves për Europe quhet ERA#kohaperERA-ne!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: