Deputetja e PD, Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit, ka reaguar për konfiskimin e paligjshëm të godinave të “Prestige Resort”. Ajo tha se është një sulm i hapur ndaj pronarit, për shkak se Edi Rama nuk ka mundur ta bëjë median e tij pjesë të propaganës.

Sipas saj, pronarit të “Hysenbelliu Group” i mjafton vetëm raporti i DASH për sulmin që i është bërë në dhjetor kur resorti u hodh në erë me tritol, për të fituar në Strasburg, pasi është një sulm politik ndaj tij dhe mediave të tij.

Po nuk garantuam të drejtën e fjalës dhe pronës, të tjerat janë në radhë të dytë. Raporti i DASH ishte një skaner i qeverisë së dështuar. Ishte shumë larg pritshmërive dhe retorikes që krijoni ju me ERTV dhe Aktivisti, me atë që është realiteti me jetën e shqiptarëve.

Një akt i paprecedentë ndodhi kur ju urdhëruat në ditë pushimi dhe feste, në natën e parë të Ramazanit, të sulmohej ‘Prestige Resort’ sepse e përdorni si metodë kërcënimi ndaj pronarit të medias që nuk keni arritur akoma ta fusni në thesin tuaj të propagandës.

Më kërcënime hap pas hapi, arritën deri sa të konfiskonit pronën private. As diktatura nuk i përdorte këto metoda që përdorni ju sot, pasi i keni shkatërrua pjesën e jashtme të resortit, më pas vendosët tritol dhe tani konfiskoni godina të tjera të resortit. Çfarë na pret më pas? Keni përgatitur arrestime, plaçkitje të banesave private?

Në këtë hap po shkoni, vetëm e vetëm që të kthehen në vegla të propagandës. Atë që nuk fshini dot nga raporti i DASH doni ta fshini në sytë e shqiptarëve përmes propagandës së televizioneve dhe ERTV.

Ata që sulmuan dje në mënyrë të paligjshme dje ‘Prestige Resort’, duhen dënuar për shpërdorim detyre. Siç po del këto ditë, dhe dalja e lakrave në pazar bëhet me porosi të kryeministrit për të sulmuar anëtarë të kabinetit të tij. DASH thotë që ka shkelje të rënda të ligjit, dhe përmendjen i nijeti pronar dhe hotel që ju e sulmuat edhe dje. Nuk e kuptoni që mjafton ky raport që të fitojë çdo gjyq në Strasburg sepse është goditur për arsye politike dhe për presion mediatik.

Shqetësimi im nuk është për një individ që është i aftë ta mbrojë vetën e tij, por për qytetarët që nuk kanë pushtet dhe fuqi”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: