Gazetarja Klodiana Lala zbardhi të tjera detaje nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit për vrasjen e bujshme të mjekut Pjerin Xhuvani, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

E ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, gazetarja Lala iu përgjigj pyetjes se “Pse nuk morën masa zyrtarët e policisë, nuk dinin, nuk donin, ishin të urdhëruar?”

Klodiana Lala: Policia e Elbasanit është ndër policitë më problematike, sa i përket inkriminimit të saj. Elbasani është qytet problematik, nyje e trafikut të drogërave të forta, një qytet me 13-14 vrasje në harkuan e dy viteve. Besoj se ata policët i kanë pasur duart e lidhura. Çfarë mund të bënte një zv.drejtor, ku njëri rezulton i përfshirë në skandalin e “Babales”. Një zyrtar policie që komunikonte 90% të kohës me një personazh problematik. Ata personazhe janë zotër të Elbasanit, janë bosët e krimit, që sundonin Elbasanin. “Nga përplasja e palëve rezulton që mosndërhyrja nga policia, solli jo vetëm vrasjen Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e katër personave të tjerë, por ju lejoi mbështetësve të PS të dominonin në ngjarje”, thuhet në vendim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb