Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend, përsëriti thirrjen e tij për bashkim në protestën e  paralajmëruar më 7 korrik.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se qëllimi i vetëm është largimi i shqiptarëve.

Po ashtu Berisha i bën thirrje emigrantëve t’i bashkohen protestës.

“Jam këtu për t’ju bërë thirrje , të bashkohemi me protestën e 7 korrikut pasi shushunjat , borde shushunja të Edi Ramës po rrisin çmimet për llogari të qeverisë. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se në këtë vend,  çmimet janë rritur. Kemi çmime më të lartë se mesataren e çmimit europian ka vaji…Nafta po ashtu ka kapur çmimin e Zvicrës…Ndihma ekonomike sipas INSTAT është ulur me 2% dhe nuk është rritur…I bëj thirrjeve bizneseve të vogla dhe të mesme, të bashkohen. I bëj thirrje edhe emigrantëve t’i bashkohen protestës së 7 korrikut. Të luftojmë për të drejtat e tyre.”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: