Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë teksa drejtonte mjetin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe të Lushnjës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E. Ll., dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike.
48-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: