Pedro Obiang ka lënë pas problemet shëndetësore dhe është kthyer në stërvitje. Mesfushori i Sassuolo u detyrua të linte futbollin për një vit, pasi pësoi miokardit.

Më e keqja ka kaluar dhe lojtari i njohur tashmë është bashkuar me grupin në Reggio Emilia. Obiang ka dhënë lajmin e mrekullueshëm me një video në rrjetet sociale.

“Përshëndetje, shiko kush është kthyer! Së shpejti do të kemi mundësinë të flasim, faleminderit të gjithëve” – dëgjohet të thotë ai. Trajneri i Sassuolo, Dionisi synon përfshimin integral të lojtarit në skema.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: