Atalanta mundi Romën 2-1 dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm, ndërsa Roma e Claudio Ranierit u ndal më në fund pas një ecurie mbreslenëse në këtë vit kalendarik 2025. Atalanta zhvllokoi shifrat shumë shpejtë, me Lookman që lëvizi mjaft bukur në zone e ndëshkoi Zvilar për golin e avantazhit. Roma u kundërpërgjigj menjëherë teksa pas 30 minutash lojë ishte Bryan Cristante me kokë gjeti barazimin.
Pjesa e dytë nisi vrullshëm me të dyja skuadrat që tentuan golin e avantazhit. Kone fitoi një 11 metërsh, por gjyqtari Soza e ktheu vendimin teksa thirrur në VAR pa në monitor mungesën e kontaktit Brenda zones. Atalanta u tregua më pas më e rrezikshme duke tentuar të gjejë disa here portën e miqve.
Megjithatë këmbëngulja e lojtarëve vendas do të shpërblehej, me Sulemanën që me goditje potente jashtë zones do të realizonte golin e fitores për “La Dean”, që falë këtyre 3 pikëve siguron Championsin dhe vendin e 3 duke shkuar në 71 pikë, ndërsa Roma frenon në vendin e 6 me 63 pikë, duke qenë në garë për vendin e 4, së bashku me Juven, Lazion, Bolognën dhe Milanin, 180 minuta nga fundi i kampionatit Italian.
Në një përballje të rëndësishme për mbijetesën, Venezia mposhti Fiorentinën 2–1 në shtëpi, duke dalë nga zona e ftohtë dy javë nga fundi. Golat për vendasit u shënuan nga Fali Cande dhe Gaetano Oristanio, ndërsa vjollcët shkurtuan diferencën e golave me Mandragora. Ky triumf i dha Venezia 29 pikë, duke i hapur rrugën për të luftuar për mbijetesën në dy ndeshjet e fundit kundër Cagliarit dhe Juventusit. Nga ana tjetër, Fiorentina pësoi humbjen e dytë radhazi dhe tani ka 59 pikë, duke mbetur jashtë zonës evropiane.