Në finalen e Kupës së Italisë do të ndeshen Lacio e Thomas Strakoshës me Atalantën e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit. Atalanta mposhti Fiorentinën më rezultat 2-1, duke u kualifikuar për në finale me rezultatin e përgjithshëm 5-4. Atalanta vinte pas një barazimi spektakolar 3-3 në fushën e Fiorentinës.

Iliçiç dhe Gomez shënuan për Atalantan, teksa Muriel realizoi golin e vetëm për Fiorentinën. Paraqitje dinjitoze edhe për mbrojtësin e Kombëtares, Berat Gjimshti i cili u aktivizua titullar në sfidën e sotme. Ndërkohë që Etrit Berisha e ndoqi sfidën nga stoli.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb