Atalanta është rikthyer tek fitoret në Itali dhe kësaj radhe me një fitore 1-0 ndaj Bolognas.

Të besuarit e Gasperinit kanë fituar falë golit të Muriel për të marrë vendin e dytë përkohësisht në kampionatin Italian.

Tashmë Atalanta ka 74 pikë dhe pret një ndalesë të Interit që pret Fiorentinën për të mbajtur vendin e 2-të.

Kujtojmë se Atalanta është një nga ekipet më surprizë dhe në formë të Serisë A këtë edicion, me vetëm 5 humbje, dhe në 35 ndeshje ka shënuar 95 gola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb