Atalanta nuk është as Inter e as Milan, nuk e ka cilësinë dhe stofin e dy ekipeve nga Milano, por bergamaskët nuk stonojnë në Champions, përkundrazi, pas dy ndeshjeve rrëmbejnë menjëherë kreun e Grupin F në kuotën e 4 pikëve. Me Gjimshitin titullar, Atalanta kaloi pa shumë probleme Young Boys, në shifra ishte një fitore e ngushtë 1-0 por nuk e vendosën kurrë në diskutim suksesin përballë zviceranëve. Zapata flirtojë me golin që në minutën e 5-të ndërsa në të 14-tën ishte sistemi VAR që i anulojë golin Lauper për pozicion jashtë loje. Në fraksion e dytë ishte Pessina ai që shënoi golin tre pikësh pas një aksioni fantastik nga Zapata.

Gasperini
Gasperini

“Ishte një mbrëmje e bukur, fituam një ndeshje të vështirë por të merituar. Champions i jonë nis tani, me Man.United do të jenë përballje të rëndësishme por jo decizive. Ne duhet të kërkojmë piku kudo”, u shpreh trajneri Gasperini në përfundim të ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb