Gian Piero Gasperini, tekniku i Atalantës, analizoi Sturm Graz-in, para ndeshjes direkte në Champions.

“Humbja kundër Napolit në atë mënyrë na shqetësoi, por jemi krenarë që kemi luajtur një ndeshje të atij niveli. Sigurisht që nuk na pëlqeu rezultati, por skuadra është në një moment të mirë, ne dhamë performancën që duhej”.

“Champions është një tjetër kompeticion, kanë kaluar vetëm dy ditë, por ne kemi mundësinë të mbyllim diskutimin e kualifikimit. Do të jetë një ndeshje më e vështirë se sa duket, ne i takuam vitin e kaluar në Ligën e Evropës, e dimë se do të jetë e vështirë. Në Champions League ata nuk kanë humbur kurrë më shumë se një gol, e kanë ndërprerë kampionatin për një muaj dhe nuk e di nëse është një avantazh apo disavantazh”.

“Ata vrapojnë shumë dhe kjo do ta vështirësojë ndeshjen. Ne duhet të përqendrojmë të gjitha energjitë tona në këtë sfidë. Fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi? Jo, është fondamentale, por rëndësi ka mënyra se si e bëni. Duhet të dëshmojmë se jemi mirë dhe të luajmë futboll të mirë”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb