Atalanta rikthehet fuqishëm në garë, këtë e bën me një fitore të madhe 8-2 përballë Salernitana. Ekipi i Gasperinit ishte i papërmbajtshëm duke dhuruar spektakël ofensiv, brenda pjesës së parë realizuan 5 herë. Bergamskët nuk e ndalën vrullin as në pjesën e dytë duke shënuar edhe tri herë të tjera.

Me këtë fitore, Atalanta i afrohet zonën Champions, për momentin ndodhen në vendin e 6-të në kuotën e 34 pikëve, po aq sa edhe Lazio dhe minus tre pikë në raport me Juventus e Inter.

Pavarësisht rezultatit dhe ndeshjes në kontroll total, Gaspertini nuk preferoi për asnjë minutë qendërmbrojtësin kuqezi, Berat Gjimshiti.

Rikthehet te fitorja edhe Lazio. Ekipi kryeqytetas mposhti Sassuolo-n në transfertë me rezultatin e pastër 0-2. Shqetësues ishte dëmtimi i Immobile i cili u largua nga fusha e lojës pas vetëm 15 minutash.

Ekipi i Sarri realizoi nga një gol në limitet e çdo pjesë me Zaccagni dhe Felipe Anderson.

Hysaj Nota
Hysaj Nota

Titullar dhe 90-minuta në fushë ishte Elseid Hysaj, i aktivizuar nga Sarri në krahun e tij natyral, në të djathtë. Në përfundim të sfidës u vlerësua me notën 6.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb