Gjatë një interviste të gjatë për “Repubblica”, presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin, foli për vendimin që u mor në lidhje me ndeshjen Atalanta-Valencia, e cila u luajt me dyer të hapura në “San Siro”. Nga shumëkush, kjo ndeshje u cilësua edhe si bomba biologjike, që bëri të shpërthejë pandemia e koronavirusit në Lombardi.

“Kam dëgjuar kritika idiote në lidhje me ndeshjen që u luajt në Milano. Më 19 shkurt askush nuk e dinte se Lombardia do të ishte qendra e epidemisë. Nuk jemi ne autoriteti për të thënë nëse luhet ose jo në raste të tilla. Ka autoritete të tjera. Ndeshja e kthimit? Kur u zhvillua, kampionatet po luheshin kudo në Europë dhe ajo u luajt me dyer të mbyllura. Pastaj tifozët u mblodhën përapra stadiumit dhe aty juridiksioni ishte i autoriteve spanjolle”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb