Festimi ushtarak i futbollistëve të përfaqësueses turke shkaktoi një debat të madh në botën e futbollit madje tashmë është objekt hetimi edhe nga UEFA. Në pritje që qeveria e futbollit europian të marrë një vendim, mediat në Turqi por dhe vetë klubet turke kanë nisur një fushatë në mbrojtje të ekipit përfaqësueses.

Fenerbace
Fenerbace

Në këtë nismë është bashkuar publikisht edhe ekipi i Fernerbaçe, madje duke e kaluar në një tjetër nivel. Në sfidën e kampionatit kundër Denizlisporit, futbollistët e Fenerbaçes kanë zbritur në fushë me fanella ku dukej qartë një ushtar duke përshëndetur, por ajo që shkon përtej një ndeshje futbolli ishte mesazhi i qartë politik që shkruhej në fanellë: “Atdheu mirënjohës për ju”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb