Këshilltari politik i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami ka shkruar se ministri i jashtëm i Kosovës Konjufca duke tentuar të shkarkojë ambasadoren në SHBA Vlora Çitaku po realizon atë që nuk e ka bërë dot gjatë këtyre viteve ministri serb Ivica Daçiç.

Behrami thotë se Çitaku ka fituar si ambasadore në SHBA e Kosovës çdo betejë të mundshme kundër Daçiç dhe ai më shumë se kushdo tjetër në këtë botë ka qenë i interesuar që ajo të shkrakohet, por këtë tashmë po ja realizon ministri i Albin Kurtit, Glauk Konjufca.

“Atë që dështoi ta bëjë ministri serb, Ivica Daçiq, tash e shumë vite në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e bëri sot ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një tentimi për të larguar ambasadoren më të mirë që ka Republika jonë.

Ambasadorja Vlora Çitaku për një kohë të gjatë ka fituar çdo betejë kundër ministrit serb, Daçic, i cili, më shumë se kushdo tjetër në botë, kërkon zëvendësimin e saj.

Kërkesë e njëjtë skandaloze është edhe ajo për ambasadorin Ylber Hysa, ndër njohësit më të mirë të rajonit dhe kontribuues në shumë procese shtetformuese në Kosovë. Të tilla janë edhe kërkesat për tërheqjen e ambasadorëve të tjerë”- shkruan Behrami. 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb