TIRANË

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka iu bën thirrje maturantëve të shfrytëzojnë ditën e fundit të aplikimeve dhe të zgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura për të studiuar në Shkenca Ushtarake.

Xhaçka merr shkas nga përfundimi i kursit 1-vjeçar të oficerit të ri të 30 vajzave e djemve dhe shkruan se atë që ofron Akademia e FA për maturantët s’e ofron askush tjetër.

“Ndërkohë që 30 vajza dhe djem përfunduan kursin 1-vjeçar të oficerit të ri në Forcat e Armatosura, unë u bëj thirrje të gjithë maturantëve të shfrytëzojnë ditën e fundit të aplikimeve në universitete për të zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura.🇦🇱
AFA ofron 60 kuota studimi për programin bachelor në Shkenca Ushtarake për ciklin akademik 2020-2023.👩🎓👨🎓
Atë që ofron Akademia e FA për maturantët s’e ofron askush tjetër👇:
🟢Akomodim dhe ushqim falas për të gjithë periudhën e studimit
🟢Tarifë studimi 0 lekë në vit
🟢Pagesë mujore ndihmëse për të gjithë periudhën e studimit
🟢Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve”, shkruan ministrja Xhaçka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: