Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb detaje të reja nga vrasja e Ilir Kuçit në Durrës.

Dyshohet se ai u vra dje me breshëri kallashnikovi nga 1-2 autorë, ndërkohë që Kuçi kishte lidhje me vendin ku u vra.

Aty banonte vjehrri i tij, si dhe të shumtën e kohës ai e kalonte në një lokal aty pranë që e kishte dhe si ‘bazë’.

Nga ana tjetër ai sapo ka zbritur nga automjeti që është parkuar u qëllua me breshëri kallashnikovi, teksa vetë është person problematik pasi rezulton i dënuar në Itali si dhe në Durrës shoqërohej me persona me precedentë.

Vetë Ilir Kuçi ishte nga Hasi, por banonte në Durrës teksa kishte ndryshuar emrin nga Edmir Begu në atë që mbante deri dje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb