Zhvillohet seanca gjyqësore për 35 vjeçarin Ahmet Ajeti i akuzuar si organizator i atentatit ndal Lulzim Berishës. Avokati i Ajetit, kërkoi gjykim të shkurtuar por u refuzua nga gjykata.

Ndërkaq Lulzim Berisha u përfaqësua nga avokati i tij, Detar Hysi. Në seancën e radhës do të thirret për t’u pyetur Lulzim Berisha, Adriatik Coli, Sardian Sulejmani dhe Endrit Dokle.

Ahmet Ajeti akuzohet se në vitin 2005 ka bërë një atentat për vrasjen e Lulzim Berishës.

Ajeti është dënuar në mungesë me 20 vjet burg për tentativë vrasje dhe u ekstradua nga Lipjani i Kosovës, në Shqipëri 4 muaj më parë. Pas ekstradimit, Ajeti kërkoi rihapjen e çështjes, dhe rishqyrtimin e dosjes në prani të tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb