Një atentat mafioz është shënuar në Greqi.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se është vrarë boksieri Haris Kontogiorgis, pak para se të hynte në palestër. 35-vjeçari është qëlluar nga dy persona, të cilët janë larguar më pas me motor. Boksieri ka marrë të paktën 4 plumba dhe ka ndërruar jetë brenda pak minutash.

Mediat shkruajnë se shkak i vrasjes mund të jetë hakmarrja, pasi boksieri dyshohet se ishte përfshirë në vrasjen e xhaxhait të tij disa muaj më parë.

“Isha në katin e tretë dhe dëgjova pesë të shtëna. Policia ishte e përqendruar ”, thotë një dëshmitar okular në të cilin është përqendruar klima e terrorit që mbizotëronte në zonën e ekzekutimit mafioz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb