BULQIZË- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot në Bulqizë, të cilit dy vëllezër i kanë shpëtuar mrekullisht.

Policia bën me dije se sot rreth orës 10:20, në rrugën e pazarit, Qytet i Vjetër Bulqizë, si pasojë e një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Opel”, ku udhëtonin dy shtetasit E.M., dhe E.M., (vëllezër) banues në Bulqizë, pa shkaktuar dëmtime në njerëz.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga shërbimet e policisë ka rezultuar se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Elidon Tançi, 19 vjeç, banues në Bulqizë, i proceduar më parë nga Policia për veprën penale “Dëmtime tjera me dashje”, po për konflikt, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe po hetohet nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb