LEZHE- Para disa muajsh kishin tentuar të vrisnin një qytetar në Lezhë, ndërsa sot policia e këtij qyteti ka rënë në gjurmët e dy vëllezërve të shpallur në kërkim për “tentativë vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ata janë Mirsad Suti (Dekovi), 28 vjeç, banues në Shkoder dhe Avni Dekovi, 32 vjeç, banues në Shkoder.

“Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhë me vendimet datë 14.07.2016, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim’ dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 78, 22 – 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me datë 23.05.2016, në qytet në Lezhë kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin F.Gj.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy copa predhe të armës së zjarrit pistoletë, një makinë tip “Seat”, me targë “AA 275 NG”, në pronësi të Mirsad Sutit, një armë zjarri kallashnikov, me nr. 14190042, dy krehra me fishekë model 56 dhe një motor “Honda”, pa targë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme”,- sqaron policia.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: