Ka ndërruar jetë shqiptari, i cili mbeti dje i plagosur rëndë në një atentat ditën e djeshme në Patra të Greqisë. Ngjarja ndodhi mbrëmë në zonën e Agia Sofise, në kryqëzimin e Kurtësit.

27-vjeçari Marios Mataj u plagos me armë nga persona ende të paidentifikuar, të cilët thuhet se qëlluan 5 herë, ndërsa njëri plumbave i kishte ngelur në kokë.

Policia thotë se atentatorët kane qene dy persona, ndërsa dyshohet se kanë qëlluar nga makina shqiptarin që ishte po ashtu në një mjet tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: