AFGANISTAN

Një atentat me bombë ka pasur si shënjestër në Kabul zv/presidentin afgan Amrullah Saleh.
Bomba i ishte vendosur në makinë teksa Saleh po shkonte për në punë.

Zv/presidenti shpëtoi me disa djegie në fytyrë dhe në duar, por vdiqën 10 persona të tjerë nga shpërthimi.
Ky atentat erdhi në momentin kur talebanët dhe zyrtarët afganë po hynin në negociata, dhe për këtë shpërthim grupet militante terroriste nuk po mbajnë përgjegjësi.

Viktimat ishin punonjës që punonin në zonën ku ndodhi shpërthimi, kurse 15 të tjerë përfshi dhe një badigard të zv/presidentit u plagosën.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani takoi vetë zëvendësin e tij pas atentatit, duke thënë se terroristët dhe partnerët e tyre të huaj s’mund të minojnë paqen dhe demokracinë në vend.
“Terroristët dhe mbështetësit e tyre të huaj nuk mund të minojnë besimin e fortë të njerëzve në paqe, demokraci dhe të ardhmen e ndritshme të vendit tonë,” tha Z. Ghani në një deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb