LIBI-Kryeministri libian, Fayez Sarraj, i dalë nga qeveria e unitetit kombëtar, i mbijetoi dje një atentati kur autokolona e makinave, ku gjendej edhe ai, u sulmua me armë zjarri në rrugën drejt qytetit Misurata

Lajmi u njoftua sot nga agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve, MENA, që citon burime të mirëinformuara.

Në tekstin e shpërndarë dje në mbrëmje vonë, MENA saktëson se Sarraj vinte nga qyteti Zliten, ku kishte ngushëlluar autoritetet vendase për dhjetëra viktimat e shkaktuar nga një kamion-bombë kundër një kampi stërvitor policie, sulm i marrë përsipër nga DAESH-i.

”Sarraj ndërpreu më pas udhëtimin me makinë për në Misurata për ta vazhduar me helikopter”, njoftoi MENA.

DAESH-i në Libi kontrollon qindra kilometra katrorë territor në qendër të vendit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb