GREQI

Një 37- vjeçar shqiptar është qëlluar me plumb në kokë në rrugën Kerasuntos të lagjes Egaleo në Athinë të Greqisë. Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se shqiptari është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Nikeas.

Mësohet se shqiptari është qëlluar nga një fuoristrade të zezë dhe atentatori ishte ulur në vendin e pasagjerit. Ndërkohë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të larjeve të hesapeve, sipas dyshimeve paraprake.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 22 shkurtit, dhe pas të shtënës kalimtarët panë shqiptarin e shtrirë dhe të përgjakur. Menjëherë u njoftua ambulanca ndërkohë nuk bëhet ende i ditur identiteti i shqiptarit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb