Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në një komunikim nga Vlora , foli për krimet e rënda dhe kultivimin e kanabisit në vend.

Nano tha se dy pikat kyçe ku edhe është fokusuar Policia e Shtetit janë zbulimi dhe parandalimi i krimeve dhe parandalimi i kultivimit të kanabis.

Teksa u pyet për atentat që kanë ndodhur së fundmi dhe jo vetëm, Nano tha se hetimet vijojnë dhe se janë në progresin e duhur, duke paralajmëruar së shpejti rezultate përfundimtare, po ashtu ai shtoi se nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie të implikuar në këto ngjarje.

‘Parandalimi i ngjarjeve, zbulimi i tyre si edhe ulja e numrit të kultivimit të kanabisit janë dy pika të forta ku personalisht do të qëndroj fort. Policia e Shtetit ka hetime që po i kryen dhe janë në progres, janë premtuese dhe presim rezultat për një kohë të caktuar. Po ashtu edhe kultivimi i kanabisit është një pikë tjetër që e kam marrë si sfidë personale dhe nuk do të toleroj asnjë punonjës policie që me veprim apo mosveprim do të implikohet me këtë lloj procesi. Është kërkuar bashkëpunim dhe kemi mbështetjen e Prokurorisë Vlorë dhe Sarandë dhe do të zhvillojmë të gjitha hetimet, besoj që ky vit do të jetë një figurë ndryshe. Sa i përket krimeve të rënda në Vlorë është një problematike që nuk është zhvilluar sot, por ka qenë edhe më parë. Qasja që ne kemi në drejtim të parandalimit dhe zbardhjes nuk është vetëm me burimet njerëzore që Policia e Shtetit ka, por do të ndërthuret me  modernizimin Së shpejti do të kemi të reja të tjera në këtë drejtim shumë shpejt do të kemi një rezultat tjetër sa i përket shtrirjes së teknologjisë në terren. Në vijim do të kemi komunikime të tjera. Gjithashtu në gjykim janë çështje edhe për persona të zhdukur dhe së shpejti do të kemi tjetër komunikim’, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: