Vetëm pak orë pas largimit nga Shqipëria të të gjithë diplomatëve nga Republika Islamike e Iranit, që ishin vendosur në ambasadën e këtij shtetit, të stacionuar në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar se dy personalitete të njohura në vendin tonë kanë qenë në shënjestrën e Teheranit.

Karamuço zbuloi se ish-ministri i Diasporës Pandeli Majko, i cili është parë disa herë në samitet që MEK ka zhvilluar në Paris dhe Manëz, por edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi kanë qenë në rrezik akut nga Irani.

Sipas deklaratës së ekspertit për ABC, kërcënimet ndaj politikanëve dhe klerit në Shqipëri kanë qenë në listën e arsyeve të forta përveç sulmit kibernetik, që detyruan qeverinë të merrte vendimin drastik të prishjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

“Nuk ishte sulmi kibernetik ai që solli këtë masë kaq të rëndë në aspektin diplomatik, por ka ardhur duke u shtuar, një sërë aktesh të rënda që ne kemi marrë gjithë kohës, duke folur që nga kërcënimi me raketa, na kanë sulmuar në OKB duke thënë se Shqipërisë është shtet terrorist, atentate e dështuara në Rinas ndaj zyrtarëve të huaj, atentate ndaj klerikëve tanë si dhe politikanëve tanë”, tha Karamuço.

Atentate ndaj klerit, mund të na zbulosh emrin?

Karamuço: Ka qenë Baba Mondi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjëve.

Kur e dëgjon tha se çfarë kanë patur me Baba Mondin?

Karamuço: Ata kanë rritur rrezikshmërinë, përfaqësuesit e fundit në Ambasadë kanë qenë ushtarakë dhe jo diplomatë. Edhe dekorimi i ish-shefit të Shërbimeve tona Visho Ajazi, nga SHBA është bërë pikërisht se ka parandaluar disa nga këto atentate, ku u janë bërë edhe politikanëve tanë.

Cilit politikani?

Karamuço: Pandeli Majkos.

Pandeli Majkos? Pse?

Karamuço: Ish-kryeministri jonë ka qenë pjesë aktive e MEK, ku ka marrë pjesë në disa takime me përfaqësues të huaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb