TURQI- Sulmi, i cili shkaktoi sot të paktën 86 të vdekur në Ankara, është cilësuar si një prej më tragjikëve të 35 viteve të fundit në vend.

Më poshtë vijon një listë e atentateve kryesore të kryera në Turqi që prej vitit 1982, sipas “ATA”:

– 7 gusht 1982 – shpërthimi i një bombe, pasuar nga një shkëmbim zjarri në aeroportin e Ankarasë shkaktoi 11 të vdekur dhe 63 të plagosur. Atentati u pretendua nga ASALA (Ushtria Sekrete Armene për Clirimin e Armenisë).

– 6 shtator 1986 – 22 të vdekur (përveç dy terroristëve) në një sulm kundër sinagogës ”Neve Shalom” në Stamboll.

– 25 dhjetor 1991 – eksploziv dhe koktej molotovi janë hedhur kundër një biznesi që ndodhej në pjesën evropiane të Stambollit me 17 të vdekur dhe 23 të plagosur. Sulmi i është ngarkuar Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK-së), grupimit kryesor rebel kurd.

– 13 mars 1999 – 12 të vdekur në një atentat me bombë kundër një qendre tregtare në Stamboll, pretenduar nga PKK-ja, e cila përgënjeshtroi më pas lajmin e autorësisë.

– 15 dhe 20 nëntor 2003 – katër atentate tragjike me autobombë në Stamboll kundër dy sinagogave, konsullatës britanike dhe bankës britanike HSBC shkaktuan 63 të vdekur në mesin e së cilëve konsulli i përgjithshëm britanik dhe disa qindra të plagosur. Këto atentate janë pretenduar nga një celulë turke e rrjetit të Al-Kaedës.

– 12 shtator 2006 – shpërthim i paramenduar i një bombe pranë një stacioni të autobusit në qendrën e qytetit të Diyarbakir-it ku u vranë 10 persona në mesin e së cilëve shtatë fëmijë. Rebelët kurdë mohuan çdo implikim të mundshëm.

– 27 qershor 2008 – dy shpërthime me bombë shkaktuan 17 të vdekur dhe 115 të plagosur në Stamboll. PKK-ja është përcaktuar nga autoritetet si autorja e atentatit.

– 20 qershor 2015 – një sulm në Suruç pranë kufirit sirian shkaktoi 33 të vdekur dhe njëqind të plagosur në mesin e të rinjve aktivistë të kauzës kurdë. Ai është dhënë nga autoritetet e grupit të Shtetit Islamik (ISIS) por shkaktoi një cikël të sulmeve të luftëtarëve kurdë kundër forcave turq të rendit akuzuar për mos mbrojtjen e popullatës lokale.

– 10 tetor 2015 – të paktën 86 persona u vranë dhe 186 të plagosur gjatë një shpërthimi të dyfishtë të ndodhura para stacionit kryesor të trenit në Ankara ku u dyndën militantë të opozitës të ardhur për të marrë pjesë në një tubim për paqen tri javë nga zgjedhjet parlamentare. Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan dënoi sulmin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: